Provokon Korea e Veriut, teston raketahedhës të fuqishëm

Korea e Veriut rindez alarmet në rajon, pasi testoi raketahedhës të fuqishëm që mund të mbajnë armë bërthamore. Udhëheqësi Kim Jong Un mbikëqyri personalisht lëshimin e raketave taktike, që me saktësi goditën një objektiv në det. Gjatë kësaj stërvitjeje, kreu i vendit komunist u shfaq krah vajzës, duke dhënë një mesazh të qartë force ndaj kundërshtarëve.

Kim deklaroi se këto armë vdekjeprurëse u shkaktojnë armiqve një shqetësim të thellë për fuqinë shkatërruese të Phenianit. Ky provokim vjen si një kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që po zhvillojnë aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut.

Motra e liderit, Kim Yo Jong, tha se stërvitjet po kryhen në “një kohë kritike, kur struktura globale e sigurisë po shembet me shpejtësi dhe po shpërthejnë luftëra në pjesë të ndryshme të botës”.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po përpiqet që të ringjallë bisedimet e nivelit të lartë për një samit të mundshëm në kryeqytetin kinez, Pekin.

Siç dihet, Koreja e Veriut ka sulmuar ashpër edhe ndërhyrjen amerikano-izraelite në Iran, duke e quajtur “akt agresioni” që sipas vendit aziatik komunist, “tregon për veprimet e kundraligjshme te Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.