Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pak pas mesnate në Tiranë, në një makinë të parkuar.
Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit Oltjon Klosi, 36 vjeç.
Nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Mësohet se Klosi ka qenë i arrestuar në vitin 2013 për armëmbajtje pa leje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
