Operacion i SPAK në Vlorë, arrestohet shefi i policisë Rezart Kuçi

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar në total 8 urdhër-arreste për anëtarë të grupit të Inez Hajrullës. Mes të arrestuarve është edhe ish-polic në Zvicër, Hams Demushi dhe Rezart Kuçi, aktualisht punonjës i Policisë së Shtetit dhe shef i seksionit/ekspert në Seksionin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Kuçi, i cili më parë ka mbajtur poste të rëndësishme si Zëvendës Shef Komisariati dhe Shef për Hetimin e Krimeve në Tiranë dhe Vlorë, akuzohet për shpërdorim detyre, përfshirje në trafik të paligjshëm dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Urdhri i arrestit të Kuçit është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) në kuadër të operacionit të zhvilluar nga forcat speciale të SPAK-ut në orët e para të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Në kuadër të operacionit janë lëshuar gjithsej 7 urdhër-arreste dhe janë ushtruar kontrolle në banesën e Inez Hajrullës. Dy të dyshuar, Inez Hajrulla dhe shoku i tij Ervis Matodashaj, nuk u kapën pasi nuk ndodheshin në banesë.

Deri më tani nuk është dhënë një njoftim zyrtar nga SPAK për detajet e operacionit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.