Elon Musk në Guinness, humbi 182 miliardë dollarë në një vit

Pronari i “Tesla” dhe “Twitter” Elon Musk hyri në Librin e Rekordeve Guinness si humbësi më i madh në histori, pasi vitin e kaluar, sipas Forbes, pasuria e tij u ul me 182 miliardë dollarë.

Në deklaratën e Guinness thuhet se “shuma e saktë e humbjes së Musk është thuajse e pamundur të përcaktohet”, pasi disa media vlerësojnë se ai humbi më shumë se 200 miliardë dollarë në vitin 2022, por është e pamohueshme se ai ka thyer rekordin e mëparshëm.

Bëhet fjalë për humbjen prej 58, 6 miliardë dollarë në vitin 2000 nga investitori japonez Masayoshi Son, raporton Klix.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.