I armatosur, tentoi të hyjë në rezidencën e Trump-it, vritet nga Shërbimi Sekret

Shërbimi Sekret i SHBA-së njoftoi të dielën në mëngjes se një burrë i armatosur u qëllua për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së Mar-a-Lagos, rezidencës së Donald Trump në Florida.

Edhe pse presidenti amerikan shpesh kalon fundjavat në resort, ai ishte në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në momentin kur ndodhi incidenti.

Identiteti i personit që u qëllua nuk është bërë i ditur, por dyshohet të jetë një i ri rreth të 20-ave. 

Sipas Shërbimit Sekret, ai u “pikas nga porta veriore e pronës Mar-a-Lago duke mbajtur në dorë një pushkë dhe një bidon me benzinë”. 

Ai u qëllua nga agjentë të Shërbimit Sekret dhe një zëvendës sherif i qarkut Palm Beach, tha agjencia.

Zëdhënësi i FBI-së tha se po mblidhen prova për ngjarjen. Au u ka kërkuar personave që jetojnë pranë vendngjarjes të kontrollojnë kamerat e sigurisë së jashtme.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.