Sot, 9 shkurt, nis faza përmbyllëse e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të flasin para togave të zeza, sa i takon akuzave për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës 1998-1999.
Prokuroria Speciale kërkon 45 vjet burgim për Hashim Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë. Prokurorja West tha se nuk kërkohet dënim për Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, por për personat e akuzuar, duke kërkuar 45 vjet burgim për ta.
‘Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon vendim dënimi për të gjitha pikat e aktakuzës dhe një vendim të vetëm prej 45 viteve, mbështetur në kontributet individuale të krimeve të kryera nga secili prej personave, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Këto janë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, janë të rënda dhe këto akuza nuk e kanë humbur vlerën e tyre me kalimin e kohës’
