Marrëveshja joshëse e Trump: 1 milion dollarë për çdo qytetar të Groenlandës që voton bashkimin me SHBA

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përgatitur atë që e quan “marrëveshja përfundimtare” për Groenlandën, duke ofruar deri në 1 milion dollarë për çdo banor, në këmbim të një vote pro bashkimit me Shtetet e Bashkuara.

Sipas burimeve të Daily Mail, plani parashikon një stimul financiar të drejtpërdrejtë për qytetarët e Groenlandës, si pjesë e një strategjie më të gjerë për ta afruar territorin me Uashingtonin. 

Paralelisht, oficerë ushtarakë të NATO-s kanë diskutuar edhe një skenar tjetër, ku Danimarka do t’i kalonte SHBA-së “zona të vogla të territorit të Groenlandës”, duke i hapur rrugë ndërtimit të bazave ushtarake amerikane.

Ideja e Trump për Groenlandën nuk është e re, por këtë herë duket se është shndërruar në një ofertë konkrete, me dimensione ekonomike dhe strategjike, që ka ngritur diskutime të forta si në Europë, ashtu edhe në qarqet ushtarake ndërkombëtare.

Një marrëveshje e tillë, nëse do të konkretizohej, do të ndryshonte ndjeshëm balancat gjeopolitike në Arktik, një zonë gjithnjë e më e rëndësishme për sigurinë, burimet natyrore dhe rivalitetet mes fuqive të mëdha.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.