Vajza e presidenti të SHBA-së, Ivanka Trump ka mbërritur paraditen e kësaj të mërkure në Vlorë.
E shoqëruar me forca të shumta policie, ajo ka mbërritur në qytetin e Vlorës rreth orës 10:00 dhe aktualisht ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, në një nga hotelet e zonës. Mësohet se me të është edhe bashkëshorti i saj Jared Kushner, ndërsa kjo është hera e disatë që ajo viziton Vlorën.
Vizitat e saj në Vlorë nisën që pas bërjes publike të faktit se ajo dhe bashkëshorti i saj do të bëjnë një investim të madh në ishullin e Sazanit që do të sjellë një nivel të ri turizmi elitar në vend.
