Në Gjykatën e Durrësit pritet të fillojë shqyrtimi i masës së sigurisë për punonjësit e Burgut të Durrësit, të cilët u arrestuan pas arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci. Çështjen e gjykon gjyqtari Xhevdet Lika, ndërsa prokuror i çështjes është Edmond Koloshi.
Personat e arrestuar:
Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.
