Aksident tragjik në aksin Lushnje-Berat, humb jetën një këmbësor

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Lushnje-Berat, në fshatin Fier-Shegan, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 60-vjeçar, me inicialet E.P. 

Raportohet se pavarësisht transportimit të shpejtë me ambulancë në spitalin e Lushnjes, viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

“Rreth orës 18:50, në aksin rrugor ‘Berat–Lushnjë’, shtetasi E. K., 34 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. P., rreth 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”, ka informuar Policia pas aksidentit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen, ndërsa drejtuesi i mjetit, 34-vjeçari me inicialet E.K, është ndaluar. Të dy ishin banorë të fshatit Fier-Shegan.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.