Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e një 19-vjeçare në Tiranë. Ka qenë nëna e saj, e cila ka denoncuar rastin në komisariatin nr.3 në Tiranë dhe ka kërkuar ndihmën e shtetit për gjetjen e saj.
Sipas familjarëve, vajza është larguar nga shtëpia dhe ka humbur çdo kontakt me ta.
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur dhe ka kallëzuar një shtetase 40-vjeçare, banuese në Tiranë, se ditën e djeshme është larguar nga banesa vajza e saj, 19 vjeçe.
Punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.