Hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, arrestohet 32 vjeçarja në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një nënë 32 vjeçare ka hedhur në lumë foshnjen e saj. Policia bën me dije se në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i djalit së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

“Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Postribë, në lumin Kir, u gjet i pajetë, trupi i foshnjës së 32-vjeçares e cila e kishte hedhur atë në lumë gjatë natës.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shtetasen O. G., 32 vjeçe, banuese në fshatin Myselim. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i kësaj shtetaseje, për veprën penale “Vrasja me dashje”, njofton policia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.