Me ardhjen e festave të fundvitit, është rritur edhe fluksi në pikat kufitare me vendet fqinje.
Përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë inspektuar pikën e kalimit kufitar ne Kakavije për menaxhimin e situates gjatë këtyre ditëve.
Policia shqiptare ka bashkepunuar me ate greke për shmangien e radhëve, garantimin e rendit dhe lehtësimin e kalimit kufitar.
Pritet që fluksi i hyrjeve nga pikat e kalimit kufitar me Greqinë të jetë edhe më i lartë gjatë dy ditëve në vijim.
