Studimi tregon se fëmijët më të vegjël të familjes priren të mendojnë se janë më gazmorët.
Një sondazh i fundit i YouGov, ku u përfshinë 1.783 të rritur britanikë, analizoi tiparet e karakterit mes vëllezërve dhe motrave, duke zbuluar dinamika interesante familjare.
Studimi zbuloi se 46% e atyre që janë fëmija më i vogël në familje e konsiderojnë veten më humoristë, përqindje kjo më e lartë krahasuar me 36% të fëmijëve më të mëdhenj.
Sipas studiuesve, kjo lidhet me barrën e përgjegjësisë që shpesh mbajnë fëmijët e parë: 54% e tyre thonë se ndihen më të përgjegjshëm, kundrejt vetëm 31% të fëmijëve më të vegjël.
Ndërkohë, 47% e fëmijëve më të vegjël raportojnë se janë më të qetë dhe pa stres, por studimi vëren gjithashtu se suksesi duket se anon nga fëmija i madh, pasi 38% e tyre pohojnë se janë më të suksesshëm financiarisht sesa vëllezërit apo motrat më të vegjël.
