Zjarr në zyrat Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure kanë rënë zjarr në  ambientet e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër.

Policia njofton se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shkak, dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

“Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në ambientet e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.