Plagosen tre të rinj në Shkodër, adoleshendët u përleshën me sende të forta dhe mjete prerëse

Miks Albania

Një konflikt mes disa adoleshentëve në Shkodër ka përfunduar me plagosjen e të paktën 3 prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një gjimnazi, në lagjen ‘Zdrale” ku një konflikt i çastit mes të rinjeve ka degjeneruar  në përdorimin e sendeve të forta dhe mjeteve prerese.

Të tre të rinjtë janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore pasi kanë marrë lëndime si pasojë e konfliktit.

Deri më tani është bërë e ditur se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende se cili ka qëne shkaku i konflikti mes tyre, por ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po mbledh provat si dhe dëshmi të personave që ishin të pranishëm.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.