Temperatura nga -2 deri në 15 gradë celsius, ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Moti ngrohte

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe kalime të pakta të vranësiave në zonat malore gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellin kalime të pakta vranësirash në zonat malore dhe pjesërisht në ultësirën perëndimore. 

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.