Këshilli i Ministrave në mbledhjen e kësaj të mërkure ka miratuar disa ndryshime, në rang zëvendës ministrash.
Kështu, Oltjon Muzaka emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke zëvendësuar në këtë post Entela Ramosaçaj.
Ish kandidatja për deputete Ina Majko është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u emëruar zëvendësministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Denada Seferi, është liruar nga posti i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke u emëruar zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
