Nipi iu vra në lokal për faturën, xhaxhai: Nuk do të ketë indiferencë nga krahu jonë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Prizren, ku në lokalin “Kobra City”, pas një sherri mes disa shtetasve shqiptarë dhe kosovarë humbi jetën një 31-vjeçar nga Kukësi ka folur xhaxhai i këtij të fundit.

Besim Cengu, xhaxhai i Visar Cengut, 31-vjeçarit të vrarë, ka apeluar ndaj organeve të drejtësisë që të mos qëndrojnë indiferente për zbardhjen e vrasjes së nipit të tij.

Në një prononcim për Klan Kosova, Cengu tha se nëse organet nuk e zbulojnë autorin e ngjarjes atëherë familja nuk do të qëndrojë indiferente.

“Është mirë që drejtësia të merret dhe mos e nxitë vëllain me indiferencë. Organet në Kosovë dhe Shqipëri ta shqyrtojnë këtë rast. Nëse do ketë indiference atëherë nuk duhet të ketë indiferencë nga krahu jonë”.

Xhaxhai e përshkruan nipin si një person paqësor dhe që sa ishte kthyer nga Franca. Ai nënvizon se Visari nuk ishte nga ata persona, të cilët largohen pa paguar nga vendi ku konsumojnë ushqim ose pije.

“Ndoshta, sepse ka pasur ngatërresë që brenda mesa mora vesh unë. Por unë i njoh të tre dhe kam bindjen e plotë se këta nuk kishin lidhje me konsumim të një ushqimi dhe të mos paguajnë. Ata kanë qenë çuna të sjellshëm. Fakti që në makinë nuk kanë pasur asnjë mjet luftarak, ata kanë qenë paqësore dhe kanë shkuar për të konsumuar diçka. Djali ka qenë në Francë dhe u kthye tani”, u shpreh xhaxhai.

Në lidhje me dinamikën e ngjarjes xhaxhai tha se nipi është qëlluar nga mbrapa kur po ikte me makinë. Sipas tij ai mori një plum që i preku mushkrinë dhe që rezultoi fatal për jetën.

“Ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Makina ku ishte djali nuk ka pasur armë. Pasi janë zënë aty, ka pasur goditje nga pas, pasi është nisur makina. Nipi im ka vdekur ndërsa tjetri është plagosur.

Në lidhje me rastin, ku mbeti i palgosur dhe shoku i viktimës janë arrestuar 6 persona, ku i dyshuari kryesor mbetet Dibran Hoxha, pronar i lokalit, i njohur ndryshe si “Kobra”.

Sipas Prokurorisë së Kosovës, shkak për konfliktin është bërë pagesa e tavolinës me një vlerë rreth 400 euro.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.