Parashikimi i motit, 26 tetor 2025

Sipas parashikimeve të metereologëve për vendin tonë, dita këtë të diel, më 26 tetor, parashikohet me mot kryesisht me vranësira dhe reshje të mundshme shiu, ndërsa temperaturat maksimale do të luhaten rreth 20-21 °C në mesditë, me minimum rreth 15 °C në mëngjes.

Në zonat bregdetare dhe në fusha, koha pritet të jetë pak më e butë dhe me mundësi më të vogla për reshje të dendura. Në zonat malore, reshjet mund të jenë më të shpeshta dhe moti më i paqëndrueshëm.

Era do të fryjë me shpejtësi të moderuar nga drejtimi jug-lindor, sidomos në bregdet, duke krijuar dallgëzim të lehtë në det.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.