Aksident në Durrës, i riu humb drejtimin e mjetit dhe përplas dy këmbësorë

Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Durrës.

Një 30-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka goditur dy këmbësorë.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.

Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.