Një 21 vjeçare në fshatin Qarr të Hasit është gjetur e pajetë në banesën e saj nga familjarët.
Policia bën me dije se dyshimet e para janë se shtetaseja me iniciale M.Rr të jetë vetëvarur.
Has/Informacion paraprak
Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Qarr, është gjetur nga familjarët, në banesë, e pajetë, shtetasja M. Rr., 21 vjeçe.
Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëvarur.
Vijojnë hetimet nga grupi hetimor, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.