Një ngjarje tragjike është shënuar në lagjen “Guerile” të Shkodrës, ku është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi P. L., 47 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake nga Policia, dyshohet se viktima ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së disa punimeve në oborr, çka ka sjellë humbjen e jetës së tij.
Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për vlerësim të mëtejshëm. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
