Ja si do ta presë Tirana ndërrimin e viteve

Bashkia e Tiranës ka zgjedhur që festën e ndërrimit të viteve ta presë së bashku me qytetarët në sheshin “Skënderbej”, me një koncert festiv dhe spektakël fishekzjarrësh.

Krahas muzikës nga DJ më të mirë në kryeqytet, mbrëmja do të elektrizohet nga muzika e Getoar Selimit dhe Ardit Çunit. Nuk do të mungojë as Luana Vjollca e cila është një nga figurat më të dashura të ekranit.

Koncerti i organizuar nga Bashkia pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.