Kuvend i ri, skenare të vjetra/ Rama konsultohet me Diellën pas tensioneve PD-PS: Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon

Sesion i ri parlamentar, debate të vjetra. Ditën e sotme, më 12 shtator, nisi punimet Kuvendi i ri. Edhe pse seanca e parë kishte karakter ceremonial, tensionet mes opozitës dhe mazhorancës nuk munguan.

Kryesuesi i seancës së parë të Kuvendit, deputeti socialist Vasil Llajo i bëri thirrje kryetarëve të partive politike për të lexuar propozimet për deputetët që do të formojnë komisionin e verifikimit të mandateve, por kreu i PD-së refuzoi të bënte propozimet.

Ai akuzoi mazhorancën se është parti e krimit.

Në këto kushte, emrat u propozuan vetëm nga PS dhe deputeti Llajo u detyrua të mbyllte seancën.

Kreu  i qeverisë, Edi Rama ka komentuar situatën e krijuar në parlament. Përmes një statusi në rrjetin social X, ai thotë se u konstultua me Diellën, Ministren e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, e cila i dha një këshillë.

Rama: Diella pa parlamentin sot dhe sapo më tha: Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra! Si i bëhet e pyeta? Kurrë mos e pengo tha, kundërshtarin që po gabon.

https://help.x.com/en/x-for-websites-ads-info-and-privacy?fbclid=IwRlRTSAMw1UlleHRuA2FlbQIxMQABHtg27QA4JFF7NT6kxgCiYB68HMB-ltm9XL9yC1pfg_2SkxwxvlNSFx4q9V8e_aem_ww9ufDh8BNFfhLyOvVjvPA

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.