Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Krumë-Golaj në Has.
Dy automjete benz janë përplasur “kokë më kokë” me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjera kanë mbetur të plagosur.
Njoftimi:
Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.
