Pacienti humbi jetën pas trajtimit dentar, procedohet mjeku për “neglizhencë”

Një 59-vjeçar nga Devolli ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, rreth një orë pasi kishte marrë shërbim në një klinikë dentare.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, bëhet fjalë për shtetasin Sh. D., 59 vjeç, i cili pas trajtimit dentar është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë pak më vonë.

Pas veprimeve procedurale, materialet u referuan në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal ndaj dentistit B. L., 36 vjeç, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Hetimet për rastin vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.