Dhjetëra të plagosur pas tërmetit me magnitudë 6 ballë në Indonezi

Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi rajonin qendror të Sulawesi në Indonezi të dielën në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar plagosjen e dhjetëra personave, sipas Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Sipas deklaratës zyrtare, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash dhe tronditi rajonin Poso, ndërsa u ndje edhe në zonat përreth. Deri më tani janë raportuar 29 persona të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje kritike.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturin Unaza e Zjarrit e Paqësorit”, një zonë shumë aktive sizmike ku takohen pllakat tektonike të Tokës, gjë që e bën vendin një nga më të rrezikuarit nga tërmetet në botë.

Autoritetet lokale janë në gatishmëri për ndihmë dhe evakuim nëse do të ketë pasgoditje apo situata të tjera emergjente.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.