Ndërprerja e transmetimit të News 24, gazetarët në protestë para godinës

Pas tre ditë ndërprerje të transmetimit së kanalit televiziv News 24, gazetarët kanë dalë në protestë para godinës së kësaj media.

Protesta e mbajtur në orën 12:00, është thirrur nga Asocioni i Gazetarëve, të cilët kërkojnë që të mos pengohet puna e punonjësve së kësaj media.

“Demokracia vdes në errësirë”, ishte slogani i kësaj proteste solidarizuese i asocionit së gazetarëve me punonjësit e “Focus Media News”. Asocioni e ka cilësuar aktin e ndërprerjes së veprimit të këtij grupi mediatik si shkelje flagrante e parimeve themelore të demokracisë e të lirisë së shprehjes.

Të pranishmit, mbajtën dhe disa fjalime. Drejtoresha e televizionit, Anila Jole, u shpreh se çështja konfliktuale për pronën nuk duhet të sjellë mbylljen e një mediaje.

“Të shtunen në mengjes, pa paralajmërim, u ndërpre sinjali ynë dhe u bllokua hyrja e gazetarëve në vendin e tyre të punës. Na u tha se ishte një çështje kontrate qiraje, por të gjithë e dimë se marrëdhëniet kontraktuale nuk mund dhe nuk duhet të shërbejnë si pretekst për të mbyllur një zë të lirë informimi. Konfliktet civile zgjidhen në gjykata, jo duke fikur ekranin e një televizioni që i shërben publikut”, tha ajo.

Kujtojmë se më 9 gusht 2025, godina e “Focus Media News” u rrethua në mëngjes nga forcat policore, duke kërkuar lirimin e saj, si dhe u ndërpre sinjali i televizionit. Në këtë godinë ndodhen edhe redaksitë e Balkan Web, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Ky aksion policor vjen për shkak se kontrata e grupit mediatik për godinën, ka përfunduar që prej vitit 2022, e që atëhere çështja ka kaluar nëpër shkallët e gjyqësorit.

Avokatura e Shtetit, përmes një reagimi zyrtar, u shpreh se ka një vendim gjykate lidhur me rastin, në të cilën thuhet se grupi mediatik duhet të lirojë ambientin menjëherë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.