U përplas me një zog, avion bën uljen emergjente në Madrid

Mësohet se bëhet fjalë për një nga avionët më të rinj në flotën e Iberia-s. Përplasja ndodhi në fazën fillestare të ngritjes, kur zogu goditi pjesën ballore të avionit dhe më pas u thith nga motori i majtë.

Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, avioni që kishte destinacion aeroportin Orly në Paris, pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme (“hundën”) dhe në njërin nga motorët, konkretisht motorin e majtë.

Pilotët, duke ndjekur protokollet e sigurisë, njoftuan menjëherë kullën e kontrollit për emergjencën dhe anuluan fluturimin, duke vendosur të kthehen në aeroportin e Madridit. Ulja përfundoi me sukses rreth 20 minuta pas incidentit.

Përplasjet me zogj janë një fenomen relativisht i zakonshëm në aviacion, sidomos gjatë ngritjes dhe uljes, kur avionët ndodhen në lartësi të ulëta dhe mundësia për të hasur shpendë është më e madhe. Megjithatë, avionët dhe motorët janë të dizajnuar për të përballuar raste të tilla deri në një farë shkalle.

https://x.com/justinbroadcast/status/1952105431402242378?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1952105431402242378%7Ctwgr%5E79205d3cb9c91c2e8808c8d4b86d29fab1a35877%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.vizionplus.tv%2Fu-perplas-me-nje-zog-avion-ben-uljen-emergjente-ne-madrid-video%2F

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.