Aksident i trefishtë në rrugën Prishtinë-Pejë, të paktën 9 të lënduar

Një aksident është regjistruar në aksin Prishtinë-Pejë. Si pasojë, të paktën nëntë persona janë lënduar.

Sipas mediave në Kosovë, një prej të lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në aksident raportohet se janë përfshirë tri automjete. Ndërkohë zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi tha se është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet pas aksidentit.

Gjithashtu si pasojë e përplasjes së tri automjeteve, pati vështirësi në qarkullim në këtë segment rrugor.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.