Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi

Një aksident tragjik është regjistruar këtë të diel në fshatin Gryk-Çajë, Kukës.

Shoferi 65-vjeçar ka humbur kontrollin mbi automjet, e për pasojë makina ka dalë nga rruga. Fatkeqësisht 65-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

“Në fshatin Gryk-Çajë, shtetasi L. Sh., 65 vjeç, banues në fshatin Çajë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Fiat”, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit me ambulancë për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.