Aksident në aksin Elbasan-Peqin, dy të plagosur

Miks Albania

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.

Dy mjete janë përplasur, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata  janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës, të cilat siguruan zonën dhe asistuan në ndihmën e parë për të plagosurit. Ekspertët po kryejnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Sipas informacionit paraprak, shkak është bërë një parakalim i gabuar, ndërkohë që të dy mjetet lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. 

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.