U largua dje nga shtëpia, gjendet i pajetë në kanal 84-vjeçari nga Peqin

Shtetasi N. D., 84 vjeç vuante nga skleroza.

Pas kallëzimit, policia ushtroi kontrolle për gjetjen e 84-vjeçarit, i cili u gjet rreth orës 19:00, pa shenja jete, në kanalin vaditës pranë banesës.

Nga veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja paraprake e trupit nuk u konstatuan shenja dhune. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë është mbytur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.