Mbi 27.000 maturantë në të gjithë vendin do të testojnë njohuritë e tyre në provimin e Matematikës.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 12:30.
Provimi zhvillohet në 145 qendra në të gjithë vendin, ndërsa më shumë se 640 mësues do të korrigjojnë testet.
Pajisjet elektronike janë të ndaluara gjatë procesit e për këtë arsye janë marrë edhe masa ekstra në institucionet arsimore, duke i pajisur ambientet e testimit me bllokues valësh.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, u ka uruar suksese të gjithë maturantëve.
“SUKSESE të gjithë maturantëve që nisin pas pak provimin e Matematikës të Maturës Shtetërore. Jepni më të mirën tuaj”, shkruan ministrja.