Konflikti Izrael-Iran,Trump bisedë 50 minutëshe në telefon me Putin. Çfarë diskutuan

Miks Albania

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë diskutuar për përshkallëzimin e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit në një bisedë telefonike këtë të shtunë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse, të cilat citojnë Yuri Ushakovin, këshilltarin kryesor për politikën e jashtme në Kremlin.

Ushakov deklaroi se Putin ka dënuar sulmet izraelite ndaj Iranit dhe se dy liderët nuk e kanë përjashtuar mundësinë e rikthimit në diskutime mbi programin bërthamor të Iranit.

Ai gjithashtu tha se Putin ka konfirmuar gatishmërinë e Rusisë për të vazhduar negociatat me Ukrainën.

Sipas asaj që shkruan Sky News, dy presidentët folën për rreth 50 minuta. Ushakov e përshkroi bisedën si domethënëse dhe të dobishme.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.