Autori i dyshuar i vrasjes së Selim Velsulës në fshatin Xibër-Murrize të Klosit është arrestuar në Allias, Tiranë.
Raportohet se autori është kushëri me viktimën. Rrethanat e ngjarjes janë ende mister.
65-vjeçari Selim Velsula u gjet mbrëmjen e djeshme në fshatin Xibër-Murrize, pranë pronës së tij pa shenja jete.
Nga këqyrja paraprake u konstatuan dëmtime në trup të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.