Një situatë e vështirë ndërmjetësimi u shfaq këtë të diel në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Vëllai thirri motrën e tij për t’u përballur pasi sipas tij ajo dhe vëllai i tij, në një kohë kur ai ishte në koma për shkak të aksidentit dhanë firmat për të liruar personin që u bë shkak për gjendjen e tij të rënduar shëndetësore. Sipas tij për të bërë këtë veprim ata kanë marrë edhe para nga i ati i djalit që e aksidentoi.
Nga ana tjetër motra e Arturit mohon ta ketë bërë këtë gjë. Madje ajo me lot në sy thotë se ajo ka bërë sa ka mundur, por në atë moment i kanë ardhur fatkeqësitë njëra pas tjetrës. E pyetur nga Eni Çobani se pse ka firmosur ajo dhe vëllai dhe jo prindërit, Jonida tregoi se nëna e tyre ishte ndarë nga i ati, ndërsa babai kishte ndërruar jetë disa muaj para aksidentit të arturit. Më tej Arturi shton se motra dhe vëllai i tij mund ta kenë marrë inat edhe për ndarjen e prindërve, pasi ka qenë ai që e ka zbuluar tradhtinë e nënës duke u bërë kështu shkak i divorcit.