Plagoset me thikë 16-vjeçari shqiptar në Itali

Një 16-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë në kraharor orët e vona të së shtunës, në zonën Via Cattaneo në Itali.

I riu u qëllua nga një bashkëmoshatar i tij për motive ende të paqarta.

Sipas mediave italiane, një nga pistat kryesore që po hetohet nga autoritetet është ajo e një tentative për grabitje që përfundoi në dhunë.

I riu u transportua me urgjencë në spital dhe u shtrua në repartin e terapisë intensive pediatrike. Pavarësisht plagës së rëndë, ai nuk është në rrezik për jetën.

16-vjeçari ka treguar ngurrim për të dhënë informacione të vlefshme për hetuesit.

Për momentin nuk përjashtohen pista të tjera, por motivi i grabitjes mbetet më i besueshmi. Policia po mbledh dëshmi dhe pamje nga kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorin e sulmit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.