Sipas Berishës, kryeministri Rama po përfiton nga ligji për kultivimin e kanabisit mjekësor.
“Zoti Kryeministër i Shqipërisë dha 138 licenca për kultivim droge. Nëse ligji lejon kultivimin për qëllime mjekësore në vetëm 200 hektarë, këtë herë ai dha 29,000 hektarë – një shifër që përkthehet në më shumë se 100 milionë rrënjë kanabis. Një rrënjë ka vlerë nga 500 deri në 1,000 euro. Kjo ishte, pak a shumë, atmosfera në të cilën u zhvilluan këto zgjedhje”, tha Berisha.
Për zgjedhjet e 11 majit lideri demokrat tha:
“Në këto zgjedhje, i gjithë shteti u shndërrua në një trupë elektorale. U përdorën fuqitë financiare, njerëzore, logjistike, ekzekutive, pa kufij për të ndaluar, për të kontrolluar dhe për të manipuluar votën e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh kreu i PD.
Sipas Berishës, jo vetëm që i gjithë shteti u vendos në funksion të zgjedhjeve, por gjatë fushatës qeveria u dhuroi çdo pensionisti, nga 100 euro, ndërsa dy ditë para zgjedhjeve, ajo fali 200 milionë euro gjoba dhe interesa.