Policia ka arrestuar në Rinas një shtetas turk. 33-vjeçari me inicialet B.T, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani. Pas arrestimit të tij, pritet të kryhen procedurat për ekstradimin drejt Gjermanisë.
Vijojnë masat e shtuara në pikat tokësore të kalimit kufitar, në porte e aeroporte, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore për të shmangur radhët e gjata për shkak të fluksit në rritje të shtetasve që vijnë për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri. Masa të shtuara edhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombatar. Kapet në Rinas një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa në Portin e Durrësit vihet në pranga një shteras kosovar i cili për të kaluar kufirin, ka përdorur dokumente të falsifikuara. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, gjatë kontrolleve intensive, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë ndaluar dhe arrestuar provizoritsht, me qëllim ekstradimi drejt Gjermanisë, shtetasin turk B. T., 33 vjeç, banues në Turqi. Nga verifikimet e kryera në hyrje të Republikës së Shqipërisë, rezultoi se ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani.