Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas bisedës telefonike dy-orëshe me presidentin rus, Vladimir Putin.
Trump u shpreh se telefonata shkoi shumë mirë, duke shtuar se Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja t’i japin fund luftës. Gjithashtu presidenti amerikan ka nënvizuar se edhe Vatikani ka shprehur interes për të pritur negociatat.
“Sapo përfundova telefonatën time dy-orëshe me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë. Besoj se shkoi shumë mirë. Rusia dhe Ukraina do të fillojnë menjëherë negociatat drejt një armëpushimi dhe më e rëndësishmja, një FUND të Luftës. Kushtet për këtë do të negociohen midis dy palëve, sepse ato i dinë detajet e një negociate për të cilën askush tjetër nuk do të ishte në dijeni. Toni dhe fryma e bisedës ishin të shkëlqyera. Nëse nuk do të ishte kështu, do ta thoja tani, në vend që të ndodhte më vonë”, është shprehur Trump.