Efektet që jep në shëndet një gjumë i mirë

Një studim i publikuar së fundmi në revistën Nature Mental Health ka sjellë një zbulim mbresëlënës: të fjeturit 7 deri në 9 orë në natë mund të ulë rrezikun e depresionit me rreth 22%.

Studiues nga Universiteti i Kembrixhit në Britani dhe Universiteti Fudan në Kinë analizuan të dhënat e gati 290,000 pjesëmarrësve nga UK Biobank dhe arritën në përfundimin se gjumi cilësor është zakoni më i fuqishëm për mirëqenien mendore madje më i rëndësishëm se faktorët gjenetikë.

Por efekti pozitiv nuk ndalet vetëm tek gjumi. Kur ai shoqërohet me zakone të tjera të shëndetshme si:

  • aktivitet fizik i rregullt,
  • ushqyerje e balancuar,
  • konsum i moderuar i alkoolit,
  • shmangia e duhanit,
  • ulje e qëndrimit të gjatë ulur,
  • dhe ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme shoqërore, atëherë rreziku për depresion ulej deri në 57%, thekson studimi.

Në një kohë kur çrregullimet emocionale janë gjithnjë e më të shpeshta, kjo është një arsye më shumë për të bërë gjumin prioritet.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.