Video me momentet nga Samiti/ Rama: Një ditë historike e Europës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua ditën e djeshëm në Tiranë.

Kreu i qeverisë shprehet se kjo është një ditë historike e Europës në Shqipëri, teksa ndau momente nga Samiti.

“MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë❤️🖐️”, shkroi Rama.

Tirana u bë dje qendra e Europës. Liderët e 47 vendeve të kontinentit zbarkuan në Tiranë ku morën pjesë në samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që u mbajt për herë të parë në Shipëri, duke shënuar një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të mbajtura ndonjëherë në vendin tonë.

https://www.facebook.com/share/v/1BxghodsGb/?mibextid=wwXIfr
Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.