Shembet masivi i dheut në Gramsh, zë poshtë dy punëtorë, njëri prej tyre humb jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Poroçan të bashkisë Gramsh, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.

Mësohet se masivi i dheut ka zënë poshtë dy punëtorë. Fatkeqësisht njëri prej tyre ka humbur jetën, ndërsa tjetri ka mbetur i lënduar.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.