“Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizoti”, Rama nga Elbasani: Fitoi primaret Dashi

Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë fushatën përmbyllëse në qytetin e Elbasanit.

Në fjalën e tij, Rama nuk i kurseu ironitë ndaj kundërshtrëve politik, duke u ndalur konkretisht tek drejtuesi politik i PD-së  për qarkun Elbasan, Tomor Alizotin.

Kryeministri iu referua deklaratës së këtij të fundit, se opozita do i ha të gjallë patronazhistët dhe socialistët.

Më kapi frika se po më ha të gjallë Tomor Alizot. Shkova dhe gjeta lum njerëzish dhe nuk e pashë gjëkundi Ludoviku. Tomor, ke gjet njerëzit më të gabuar, forcën më të gabuar që po ngatërrohesh Tomor.  Tomori nuk e mendoi dy herë kur e sollën. Këtu ishte Luçiano fake Pavaroti, edhe iku. Kur thoshte i erdhi fundi edhe pak ditë. Edhe pastaj goxha burrë dhe tha na i vodhi votat elektronika. Dhe e kanë çuar në Shkodër. Çuan Luciano fake Pavaroti. Këtu sollën Tomor Alizoti. Ky shesh është dëshmitar i therjes së gjelit të Peqinit. Fluturoi lart, fitoi primaret Dashi dhe nuk është në asnjë vend, e hëngrën e therën. Dashi nuk është zog kënete, ka 7 shpirtra”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.