Trupi i pajetë, i gjetur ditën e djeshme në aksin rrugor, Elbasan Peqin është ende i paidentifikuar.
Policia ka kërkuar ditën e sotme ndihmën e qytetarëve, pasi deri më tani nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.
Personi është rreth moshës 60 vjeç, me gjatësi 178 cm, dhe ka patur të veshur një xhup të zi, atlete të bardha dhe një kapelë të zezë. Gjithashtu, në dorë ka patur të vendosur një byzylyk me material lëkure dhe me pjesë metalike, me mbishkrimin “LV”.
Dyshohet se ai është përplasur për vdekje nga një automjet dhe është braktisur në rrugë.