Lezhë/ Gjendet pa shenja jete 28-vjeçari, detajet e para

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jetë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia dyshohet se shtetasi H.B. është vetëvarur.

“Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij,  është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.