Një 47-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia dhe e dënuar me mbi 9 vite burg është arrestuar në Elbasan.
Në kuadër të operacionit “Operacionalja 44” u arrestua shtetasja Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.
Avduli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.