Elbasan/ I vendosi tritol shtëpisë së tij për të përfituar azil në BE

Miks Albania

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në vendin tonë pak pas mesnate, në një apartament në Elbasan.

Sipas informacioneve, ngjarja është inskenuar nga vet pronari i banesës, Ardit Pepa.

Ky i fundit, në bashkëpunim me nipin e tij kanë vendosur lëndës plasëse me qëllim përdorimin e ngjarjes si arsye për të përfituar azil në vendet e BE.

Arbër Pepa ka kaluar kufirin për Greqi, pak para mesnate së bashku me gruan dhe fëmijën. Ne atë moment, nipi dyshohet se vendos tritolin.
Ndërkohë fqinjët kanë treguar momentet e para kur ndodhi ngjarja, duke u shprehur se janë trrembur shumë nga shpërthimi.

“Ishte ora 01:00, dëgjuam një zhurmë shumë të fortë, një si krismë. Kishim frikë të ndiznim dritat. Këtu jeton një burrë një grua dhe një fëmijë. Por ata ikën. Nuk kemi dëgjuar të jenë problematikë. Aq u trembëm…”, tha njëra prej tyre.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.